Të paktën 40 të vdekur pasi autobusi bie në përrua në Pakistan
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Pakistan pasi një autobus me pasagjerë ra sot në një përrua, thanë zyrtarë për Anadolu.
Ngjarja ka ndodhur në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, pak pasi autobusi kishte kaluar nga provinca jugperëndimore Baloçistan. Autobusi ishte nisur nga zona Dana Sar e rrethit Sherani në Baloçistan.
Zëdhënësi i qeverisë së Baloçistanit, Shahid Rind tha për Anadolu se tetë persona të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital. Menjëherë pas incidentit u nis një operacion shpëtimi.
Kryeministri i Baloçistanit, Sarfraz Bugti tha se ka urdhëruar operacione shpëtimi në vendin e ngjarjes.

