Të paktën 3 të vrarë dhe 91 të plagosur në sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit

Numri i të vdekurve nga sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Iranit është rritur në të paktën tre, me 91 të tjerë të plagosur, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas raportimeve të mediave izraelite, një grua që u plagos në valën e parë të sulmeve me raketa nga Irani, ndërroi jetë nga plagët e marra.
Dy izraelitë të tjerë që u plagosën në një sulm të mëvonshëm me raketa në Izraelin qendror gjithashtu janë shpallur të vdekur.
Numri i izraelitëve të plagosur në sulmet iraniane gjithashtu është rritur në 91, prej të cilëve 21 janë plagosur në valën e fundit të sulmeve me raketa, ndër të cilët tre janë në gjendje kritike ose serioze.
Channel 12 raportoi se rreth 300 izraelitë në zonën e Tel Avivit të Madh u evakuuan pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan, ndërsa 100 izraelitë u evakuuan në bashkinë Ramat Gan pranë Tel Avivit.
Sipas të përditshmes Haaretz, raketat iraniane shkatërruan plotësisht nëntë ndërtesa dhe shkaktuan dëme në qindra apartamente dhe automjete në Ramat Gan.
Lufta e mbrojtjes ajrore u pa edhe mbi kryeqytetin iranian Teheran pas sulmeve të rinovuara izraelite.
Në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objekte bërthamore dhe raketore dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Irani u përgjigj me raketa balistike që shënjestronin disa zona në të gjithë Izraelin.