Të paktën 21 persona të vdekur shkaku i stuhisë së fortë në Brazil (VIDEO)
MARKETING
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në jug të Brazilit pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete.
MARKETING
Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se numri i vdekjeve është më i larti në shtet.
Ai tha se rreth 60 qytete u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik, raporton cbsnews.
Leite deklaroi se 15 viktima u gjetën në një shtëpi në Mutsum, një qytet me rreth 50 mijë banorë.
Qeveria e shtetit Rio Grande do Sul njoftoi se 1650 njerëz kanë mbetur pa shtëpi që nga dita e hënë.
Pamjet televizive treguan familjet në çatitë e tyre duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin nga brigjet e tyre.
Rio Grande do Sul u godit nga një tjetër ciklon ekstratropikal në muajin qershor, ku mbetën të vdekur 16 persona.

