Të lënduarit nga të shtënat në “East Gate Mall” ende në rrezik për jetë

Të lënduarit nga të shtënat në “East Gate Mall” ende në rrezik për jetë

Dy të lënduarit nga të shtënat e sotme në “East Gate Mall” ende janë në rrezik për jetë, konfirmuan për MIA-n, drejtorët e spitaleve ku janë operuar, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Luben Arsenov dhe drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare, Nexhati Jakupi.

Ata në një deklaratë për MIA-n thanë se ende nuk mund të jepet ndonjë parashikim për të lënduarit.

Arsenov tha se njëri person ende është i vendosur në aparat për frymëmarrje.

“Bëhet fjalë për lëndime serioze. Vijojnë kontrolle. Ende është në gjendje kritike për jetë. Ka plagë nga armë zjarri në bark dhe gjoks, ashtu që, shumë është herët të japim parashikime për atë se si do të jetë”, deklaroi ai për MIA-n.

Edhe drejtori Jakupi, po ashtu, nuk ka mundur të japë ndonjë parashikim për gjendjen e pacientit tjetër.

“Është kryer intervenim kirurgjik në gjoks dhe në krah, ka disa plagë nga armë zjarri, ende është në rrezik për jetë. Do të shohim çka do të bëhet. Natën do ta kalojë në shok dhomë në KARILL”, sqaroi Jakupi.

MARKETING