Te Barcelona nuk e duan, Ter Stegen drejt një transferimi të çuditshëm

Te Barcelona nuk e duan, Ter Stegen drejt një transferimi të çuditshëm

Portieri i FC Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, mund të përballet me konkurrencë serioze në sezonin e ardhshëm, duke rrezikuar potencialisht vendin si titullar.

MARKETING

Sipas gazetës katalanase Sport, Al Hilal ka shprehur interes të madh për ta transferuar portierin gjerman. Klubi saudit është në kërkim të një emri të madh për ta forcuar portën dhe i ka përgatitur një ofertë tepër joshëse financiarisht për 33-vjeçarin.

Pavarësisht interesimit për Ederson  dhe Alisson Becker, ter Stegen mbetet objektivi kryesor për Al Hilal.

Aktualisht, portën e skuadrës saudite e mbron Bono, por drejtuesit po synojnë një përforcim të madh para fillimit të sezonit të ri.

Në të njëjtën kohë, te Barcelona ka pasur zhvillime që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e ter Stegen.

Me klubin katalanas që ka blerë portierin Joan Garcia nga Espanyol, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh.

Një tjetër faktor që rrit konkurrencën është edhe prania e Wojciech Szczesny, i cili e zëvendësoi me sukses ter Stegenin gjatë mungesës për shkak të dëmtimit dhe tani pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin.

Duke pasur parasysh vështirësitë financiare, Barcelona mund të jetë e gatshme të dëgjojë oferta për portierin e saj, i cili është nën kontratë deri në vitin 2028 dhe mban një nga pagat më të larta në skuadër.

MARKETING