TAV Maqedoni: Numri i pasagjerëve në dy aeroportet e vendit shënon rritje prej pesë për qind në gjashtë muajt e parë

Gjithsej 1.5 milion pasagjerë (1.529.451) janë shërbyer nga dy aeroportet e vendit, Aeroporti ndërkombëtar në Shkup dhe Aeroporti Shën Pali Apostull në Ohër në gjashtë muajt e parë të këtij viti, me [ka rritja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 5 për qind, bën të ditur TAV Maqedoni.
Në të njëjtën periudhë kohore, numri i fluturimeve është rritur për tre përqind, ose aeroportet e Maqedonisë së Veriut kanë shërbyer gjithsej 12.235 fluturime nga janari deri në qershor.
“Jemi të kënaqur që në gjashtë muajt e parë të këtij viti kemi regjistruar një rritje të qëndrueshme në qarkullimin e pasagjerëve që kanë kontribuar 8 linjat e reja ajrore të rregullta që kemi hapur që nga fillimi i vitit 2025 nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit në bashkëpunim me linjat ajrore dhe Qeverinë si partneri ynë. Amsterdam (Transavia), Paris-Orli (easyJet), Lion (ëizz Air), Barcelonë (ëizz Air), Ankara (Ajet), Çukurova (Ajet) dhe Diarbakir (Ajet) nga Shkupi dhe Stambolli (Turkish airlines) nga Ohri. Përveç linjave ajrore të rregullta dhe sezonale, drejt rritjes dhe deri në fund të vitit do të vazhdojnë të kontribuojnë linjat çarter Fribird (Freebird) që transportojnë turistë nga 13 qytete evropiane. Si udhëheqësi e TAV Maqedoni, vazhdojmë të punojmë në hapjen e linjave të reja ajrore dhe tërheqjen e linjave të reja ajrore me qëllim për të filluar fluturimet nga këtu si dhe krijimin e mundësive më të larmishme të udhëtimeve për qytetarët tanë, si dhe për qytetarët nga vendet fqinje. Bazuar në kërkesat e pasagjerëve, ne synojmë destinacione turistike në brigjet spanjolle dhe italiane, si dhe kryeqytetet evropiane të rëndësishme për lidhjet tona ekonomike, diplomatike dhe kulturore me vendet lidhëse”, thotë Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Siç thekson Kurt, TAV Maqedoni pret që rritja e qëndrueshme e qarkullimit të pasagjerëve të vazhdojë deri në fund të këtij viti, ndërsa stimul i veçantë pozitiv që do të kontribuojë në shifrat vjetore kumulative të qarkullimit ajror sigurisht që do të jetë periudha e verës. Vetëm në qershor, siç u theksua, aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë pasur 12% më shumë pasagjerë (324,285) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Statistikat e gjysmë vitit të TAV Maqedoni tregojnë se në gjashtë muajt e parë, destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit është Stambolli (dy aeroportet IGA dhe Sabiha Gokçen me 17.1% të pjesëmarrjes në treg), pastaj Bazel Miluz (6.6%), Frankfurti (5.7%), Cyrihu (5%) dhe Munih-Memingen (4.6%), Dortmundi (4.5%) dhe Vjena (3.9%).
Top pesë vendet me më shumë fluturime direkte janë Gjermania (26.5% të pjesëmarrjes në treg në trafikun total të pasagjerëve), Turqia (22.6%), Zvicra (11.6%), Italia (5.4%) dhe Suedia (4.2%).
Nëse shikojmë shifrat për Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin Shën Apostull Pali ndaras, Aeroporti i Shkupit ka një rritje vjetore prej 4.47% dhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë transportuar gjithsej 1,423,039 pasagjerë, ndërsa Aeroporti Shën Apostull Pali i Ohrit shënon rritje dyshifrore prej 10.9% apo 103,792 pasagjerë të transportuar nga janari deri në qershor.