TAV del me informacione të fundit lidhur me trafikun ajror
Nga ora 00:00 në mesnatë deri në orën 20:00, sot 21 dhjetor 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për shkak uljes së dukshmërisë shkaktuar nga mjegulla, gjendja në transportin ajror është kjo: Kanë aterruar 13 avionë, nga: Dortmundi, Vjena, Hamburgu, Brukseli, Beogradi, Zagrebi, Frankfurti, Venecia, Parisi (Beauvais), Hamburgu, Berlini, Mynihu (Memmingen) dhe Cyrihu. Kanë fluturuar 13 avionë, për në: Vjenë, Beograd, Zagreb, Bruksel, Hamburg, Baden-Baden, Frankfurt, Berlin, Varshavë, Bazel, Barcelonë, ndërsa Roma (Fiumicino) dhe Malmö do të nisen më vonë. Janë anuluar gjithsej 20 fluturime (nisje dhe mbërritje). Dy fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera”, thonë nga TAV-Maqedoni, duke shtuar se të gjitha kapacitetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit janë në funksion dhe aeroporti është i hapur për trafikun ajror dhe se për çfarëdo informacione mund të telefonojnë në numrin e telefonit: +389 2 3148 333.
Ndryshimet në orarin e rregullt të fluturimeve në ueb faqen në kohë reale https://skp.airports.com.mk/, siç arrijnë nga avio-kompanitë.

