Taulant Seferi nuk ndalet, realizon dy gola tjerë në Ukrainë

Taulant Seferi nuk ndalet, realizon dy gola tjerë në Ukrainë

Sulmuesi nga Kumanova, Taulant Seferi ishte sërish protagonist për skuadrën e tij Vorskla ndaj Veres në kampionatin e Ukrainës. 25 vjeçari realizoi dy gola për Vorsklan në barazimin 2:2 me ekipin Veres. Golin e parë, Seferi e realizoi në minutën e 25-të, ndërsa të dytin pesë minuta para fundit të sfidës, duke gjetur rrjetën nga penalltia. Kumanovari me këto dy gola arrin në shifrën e 8 realizimeve, që është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Forma e mirë e Seferit është një lajm i mirë, pasi sulmuesi do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e parë eliminatore, që do të luhet në 27 mars në Varshavë ndaj Polonisë. Kujtojmë se sulmuesi u transferua në verë nga Tirana drejt Ukrainës, me ekipin e Vorsklas që pagoi tek kampionët e Shqipërisë 500 mijë dollarë.

MARKETING