Tashmë dihen vazot e Kupës së Botës për Klube 2025 – ndarje interesante nga FIFA

Tashmë dihen vazot e Kupës së Botës për Klube 2025 – ndarje interesante nga FIFA

FIFA sot ka njoftuar se si do të ndahen vazot për shortin për Kupën e Botës për Klube 2025 që do të mbahet qershorin dhe korrikun e ardhshëm.

Një garë me format të ndryshuar që vazhdon të bëjë hapa përpara, ndërsa tani janë bërë publike katër vazot në të cilat janë ndarë skuadrat.

Vazo 1 përbëhet nga katër skuadrat e renditura më të larta nga Evropa së bashku me katër skuadrat më të renditura nga Amerika e Jugut, ndërsa vazo 2 përbëhet nga tetë ekipet e mbetura nga Evropa.

Vazo 3 dhe 4 kanë kryesisht ekipet nga Azia, Afrika, Amerika Qendrore, Amerika Jugore dhe Amerika Veriore.

Ndarja e vazove

Vazo 1: Manchester City (Angli), Real Madrid CF (Spanjë), FC Bayern München (Gjermani), Paris Saint-Germain (Francë), CR Flamengo (Brazil), SE Palmeiras (Brazil), CA River Plate (Argjentinë), Fluminense FC (Brazil)

Vazo 2: Chelsea FC (Angli), Borussia Dortmund (Gjermani), FC Inter (Itali), FC Porto (Portugali), Atlético Madrid (Spanjë), SL Benfica (Portugali), Juventus FC (Itali), FC Salzburg ( Austri)

Vazo 3: Al Hilal (Arabi Saudite), Ulsan HD (Kore e Jugu), Al Ahly FC (Egjipt), Wydad AC (Marok), CF Monterrey (Meksikë), Club León (Mekisikë), CA Boca Juniors (Argjentinë), Botafogo (Brazil)

Vazo 4: Urawa Red Diamonds (Japoni), Al Ain FC (Emiratet e Bashkuara Arabe), Espérance Sportive de Tunisie (Tunizi), Mamelodi Sundoëns FC (Afrikë e Jugut), CF Pachuca (Meksikë), Seattle Sounders FC (SHBA), Auckland City FC (Zelandë e Re), Inter Miami CF

Parimi i përgjithshëm i FIFA-s është të sigurojë, kudo që është e mundur, që asnjë grup të mos ketë më shumë se një ekip nga e njëjta konfederatë. Kjo vlen për të gjitha konfederatat, përveç UEFA-s, e cila përfaqësohet nga 12 ekipe.

Çdo grup duhet të ketë të paktën një, por jo më shumë se dy ekipe të UEFA-s.

Kështu, katër nga tetë grupet do të përbëhen nga dy ekipe të UEFA-s. Ekipet nga e njëjta shoqatë anëtare nuk mund të jenë pjesë e të njëjtit grup.

Për të siguruar ekuilibrin konkurrues, janë krijuar dy pista të veçanta me nga katër grupe secila.

Si ekipet e vendit pritës dhe për qëllime të planifikimit, Inter Miami CF do të caktohet automatikisht në pozicionin 4 në Grupin A, ndërsa Seattle Sounders FC do të caktohet automatikisht në pozicionin 4 në Grupin B kur të hiqet nga vazoja 4.

MARKETING