Tare i papërmbajtshëm, Milani shet Okafor për 21 milionë euro në Angli

Tare i papërmbajtshëm, Milani shet Okafor për 21 milionë euro në Angli

Merkatoja verore ka sjellë një tjetër lëvizje të madhe. Milan dhe Leeds United kanë arritur një akord ekonomik për transferimin e Noah Okafor. Palët kanë rënë dakord për një shifër prej 21 milionë eurosh, bonuset e përfshira, pasi kuqezinjtë kishin refuzuar ofertën e parë prej 17 milionësh.

Aktualisht, klubet po punojnë mbi aspektet burokratike të kontratës dhe mbetet për t’u zgjidhur vetëm mënyra e pagesës.
Nga ana tjetër, sulmuesi zviceran ka gjetur mirëkuptim të plotë me Leeds për një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në 2030. Ky hap shihet si një investim i rëndësishëm për skuadrën që synon të rikthehet fuqishëm në Premier League.

Igli Tare po bën një punë fantastike te Milani, pasi deri më tani ka arkëtuar rreth 170 milionë euro nga shitjet, ndërkohë që pritet të afrojë dhe një sulmues e një mbrojtës.

MARKETING