Taravari: Vazhdojmë bisedimet me VLEN-in, për këshilltarë dalim vetëm!

“Kemi qenë çelës dhe do vazhdojmë të jemi çelës, nga shkon Aleanca e ArbenTaravarit, aty ka suskes”. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, pas Kuvendit të partisë.
Ai bëri me dije se në zgjedhje lokale ASH në listën e këshilltarëve do të dal vetë, kurse për kryetarë komunash do të shohin ku kanë interes më shumë, me VLEN-in, apo në ndonjë parti tjetër. Ai poashtu bëri me dije se Kuvendi e ka autorizuar kryesinë që të vazhdoj bisedimet me VLEN-in.
“Kuvendi Qendror praktikisht e angazhon Këshillin drejtues, kryesinë e ngushtë të partisë që të tenton edhe mëtutje që me VLEN-in të gjejnë gjuhë të përbashkët për të dalë në zgjedhje sëbashku, që është shumë e rëndësishme për ne, por nuk e hedhim poshtë edhe opsionet tjera rezervë që në qoftë se nuk mund të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha Taravari raporton SHENJA.