Taravari: U kërkoj falje shqiptarëve që i zhgënjyem me VLEN-in

Taravari: U kërkoj falje shqiptarëve që i zhgënjyem me VLEN-in

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë paraqitjes në emisionin Debat në SHENJA, u kërkoi falje publike qytetarëve shqiptarë për premtimin e dhënë në vitin 2024 për ndryshim.

Ai tha se nëse situata aktuale pas 20 muajve qeverisje nga VLEN-i konsiderohet si “ndryshimi” i premtuar, atëherë ndjen përgjegjësi dhe kërkon falje për zhgënjimin e shkaktuar.

“Por kjo që ndodh, ne premtuam në vitin 2024 qytetarëve shqiptar në Maqedoni po ua sjellim ndryshimin. Në qoftë se ky është ndryshimi që e kemi premtuar këto 20 muaj qeverisje të VLEN-it, atëherë unë publikisht dua t’u kërkoj falje të gjithë shqitparëve sepse i zhgënjyem, sepse nuk ishte ndryshim por thjeshte është një zhgënjim i madh, dmht një diskreditimi, një degradim i madh i komplet statusit të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Taravari. /SHENJA/

MARKETING