Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, zhvilluan sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas.

MARKETING

Gjatë këtij takimi, Taravari e informoi ambasadorin Rokas për vendimin e ASH-së për t’u larguar nga qeveria dhe për të vijuar veprimtarinë politike në opozitë. Ai theksoi se, pavarësisht këtij vendimi, angazhimi i ASH-së për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur.

“Sot së bashku me Sekretarin gjeneral të ASH-së Blerant Ramadani, u takuam me Ambasadorin e BE-së Michalis Rokas. I shpjegova vendimin e ASHsë për t’u larguar nga qeveria (dhe për të vazhduar në opozitë). Angazhimi ynë për anëtarësimin në BE është i palëkundur”, ka bërë të ditur Taravari.

MARKETING