Taravari për interpelancat e BDI-së: Në Parlament paguhen për deputetë, jo për aktor!
Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar seancën e djeshme parlamentare, ku u diskutuan interpelancat ndaj zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendësministrit të MPB-së, Astrit Iseni. Taravari ka theksuar se opozita shqiptare po bën show me skena të tilla dhe ka theksuar se deputetët paguhen për të punuar si të tillë, dhe jo për të luajtur rolin e aktorëve.
Në postimin e tij, ai ka ironizuar me situatën, duke thënë: “Hajde, po e besojmë sot se e shkarkuan dje… Por çfarë do të thotë nesër, kur do të vazhdojë të kryejë të njëjtën detyrë?! Në parlament paguhen për deputetë, jo për aktorë!” – një deklaratë që aludon në shkarkimin e Ilire Dautit nga Komisioni për Politikë Sociale.