Taravari: Pacientët që trajtohen në vend janë në gjendje stabile

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka dhënë detaje për pacientët të cilët u lënduan nga zjarri në Koçan dhe po trajtohen në klinikat në vend. Ai theksoi se të gjithë janë në gjendje stabile. Ndërsa për pacientët që po trajtohen jashtë vendit, 6 janë në gjendje kritike nga 115 sa janë gjithsej. Ministri Taravari tha se, 5 pacientë do të kthehen për t’u trajtuar në Shkup.
“Nga e hëna e marta do të kemi pasqyrë të re të pacientëve. Jashtë vendit janë 115 pacientë. Lajmi i mirë është, nëse para 1 jave thash që 20 janë në gjendje kritike, para dy ditëve thash 10 janë në gjendje kritike, sot informoj se vetëm 6 janë në gjendje kritike, dhe shpresojmë që ai numër të mos rritet, me eventualisht ndonjë komplikim tek pacientët e tjerë”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.