Taravari: Omer Ajdini dhe Nexhmedin Sadiku ishin të gatshëm të marrin mbështetjen e BDI-së në Likovë

Taravari: Omer Ajdini dhe Nexhmedin Sadiku ishin të gatshëm të marrin mbështetjen e BDI-së në Likovë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se disa nga figurat aktuale të koalicionit VLEN kishin shprehur gatishmëri për të marrë mbështetjen e BDI-së në zgjedhjet për komunën e Likovës.

Në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari përmendi konkretisht Nexhmedin Sadikun, kandidatin aktual të VLEN-it për Likovën, si dhe Omer Ajdinin.“Nexhmedin Sadiku, kandidati për Likovë, erdhi në zyrën time dhe tha se mund të jetë kandidat i pranueshëm edhe për BDI-në, edhe për Aleancën. E njëjta gjë vlen edhe për Omer Ajdinin. Para disa ditësh, në një restorant në Shkup, në prani të dy shokëve të tij, e pranoi se kishte qenë i gatshëm të dilte si kandidat i përbashkët me BDI-në,” u shpreh Taravari.

Ai gjithashtu përmendi rastin e Rexhail Qerimit, duke theksuar se në atë kohë Izet Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe sipas tij, nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për ta kundërshtuar mbështetjen ndaj kandidaturave të tilla. /SHENJA/

MARKETING