Taravari: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese hapet tema tjera si parlamenti dy dhomësh

Taravari: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese hapet tema tjera si parlamenti dy dhomësh

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari beson se ende ka gjasa të vogla që në momentin e fundit me ndihmën e VMRO-DPMNE-së të votohen ndryshimet kushtetuese.  Nëse kjo nuk ndodh, ai parashikon se do ketë radikalizim i cili nuk nënkupton luftë të re, por se në skenë do të shfaqen mendime radikale shqiptare kundër atyre që i promovon e Majta radikale maqedonase. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapen temat legjitime për riorganizim të brendshëm të shtetit, të cilat thotë se akoma janë tabu për të cilat jo që nuk duhet të flasësh, por as që duhet t’i mendosh. Ato tema, sipas Taravarit që mund të shfaqen janë një Kushtetutë e re, parlamenti dy dromësh, decentralizim më i madh apo edhe katonizim i vendit.

 “Atë që e thotë për Kushtetutën presidenti aktual, z. Pendarovski, pajtohem se Maqedonisë definitivisht i duhet një Kushtetutë e re dhe si do të riorganizohet shteti pastaj, ka mënyra të ndryshme. Decentralizimi fiskal i mirëfillit është njëra prej metodave, e dyta ndarja e rajoneve dhe financimi më i madh i tetë rajoneve ekzsituese që mund të thuhet edhe kantonizimi, pasi kur këtu e thua kantonizim menjëherë e marrin me prapavijë sikurse duhet të ndodh diçka. Ose, pse jo edhe parlamenti dy dhomësh dhe siç e kam përmendur hipotetikisht të zvogëlohet numri i komunave dhe të jetë si në vitin 1974 kur në Maqedoni kishte 25-30 komuna. Pastaj, njëra dhomë e parlamentit të jetë me përfaqësues prej pushtetit lokal e cila do të ketë financa, do ti lëviz punët, do ti zgjedh gjykatësit si më përpara, drejtorët e spitaleve, do ta ketë për përgjegjësi zhvillimin e komunës, zvogëlimin e komunave rurale, dhe në dhomën tjetër të jenë përfaqësues të partive politike që do të zgjidhen në zgjedhje. Praktikisht në të dyja dhomat do të kishim përfaqësues të zgjedhur të popullit”, ka deklaruar Arben Taravari. /SHENJA/

 

MARKETING