Taravari: Në zgjedhjet për këshilltarë dalim të vetëm, por mbetemi pjesë e VLEN

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit sot sërish deklaroi se partia e tij do të dalë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë.
Taravari më tej shtoi se partia e tij ende është pjesë e VLEN
“S’ka rëndësi. Ne… Ky qëndrim imi është që nga viti i kaluar, nga gushti, që insistoj të dalim me lista. Mendoj se sa më shumë kandidatë të ketë në listat për këshilltarë, aq më mirë është edhe për qytetarin që të ketë më shumë zgjedhje. Eee, ky është tashmë një qëndrim përfundimtar. Ne do të dalim me lista. Për kryetarë komunash jemi sërish të hapur, sidomos për të biseduar me VLEN. Ne jemi ende pjesë e VLEN. Nëse ka reagime, normalisht do të shohim edhe ne se si do të vazhdojmë më tej”, deklaroi Taravari.