Taravari: Në listat e VLEN-it nuk ka asnjë person që është i akuzuar prej prokurorisë dhe as në listat e zeza
“Jemi të gatshëm që në mënyrë reciproe të ju përgjigjemi për gjithëçka që kërkojnë”. Kështu deklaroi kandidat për president i koalicionit VLEN Arben Taravari. I pranishëm në shënimin e Ditës ndërkombëtare të Sportit në Shkup, Taravari ju kundërpërgjigj kundërshtarëve të tij politik nga, lidhur me kërkesën për dorëheqje të partis që i humbin zgjedhjet dhe për vetingun. Sipas tij, ka 7-8 vite që BDI e përmend vetingun, kurse sot e kësaj ditë në Kuvend nuk ka as draft verzion të ligjit për vetingun e të gjithë politikanëve dhe funksionarëve. Ai shtoi se listat e VLEN-it, janë publikuar dhe në të nuk ka asnjë person që është i akuzuar prej Prokuroris dhe as në Listat e Zeza.
Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN
“Në një intervistë para 2-3 javësh Bekteshi tha që ato që e humbin betejën duhet të dorëhiqen, plotësisht pajtohem me këtë. D.m.th tash kemi dy kampe politike, kushdo qoftë që humbën mendoj se duhet të dorëhiqet dhe jemi të gatshëm për këtë, sikur që presim edhe prej atyre. Gjithashtu kandidati tjetër, zotri Bujar Osmani përmend shpesh vetingun, ja përsëri e shfrytëzoj rastin sot ti them hajdeni tani prej sot ta nënshkruajmë vetingun”, deklaroi Taravari.