Taravari: Limani dhe Shabani shkojnë përsëri në zgjedhje, nuk u plotësua censusi

Taravari: Limani dhe Shabani shkojnë përsëri në zgjedhje, nuk u plotësua censusi

Një nga liderët e koalicionit AKI, Arben Taravari, ka bërë të ditur se dy kandidatët e koalicionit do të shkojnë përsëri në zgjedhje, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në raundin e parë.

“Duke ju falënderuar për votën tuaj, jam i gëzuar të ndaj me ju lajmin se Valbon Limani dhe Isen Shabani kanë arritur rezultate rekord, të cilat do të certifikohen në raundin e dytë, pasi për fare pak nuk e kanë plotësuar censusin”, deklaroi Taravari.

Ai e vlerësoi Gostivarin si “bazë të re të opozitës shqiptare”, ndërsa komentoi edhe për humbjet në disa komuna të tjera.

“Kandidati Blerant Ramadani ka humbur me një diferencë shumë të vogël në Saraj, por kjo është vetëm një hap i vogël larg suksesit që ky i ri ka dhe do të ketë. Nazim Taipi nuk e fitoi Tearcën, por mbetet një vlerë e shtuar për forcën tonë politike”, theksoi Taravari.

MARKETING