Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin

Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin

MARKETING

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”

MARKETING

Sample Image

Sipas Taravarit, një qëndrim i tillë, pa afate dhe plan konkret, është i paqartë dhe shqetësues për të ardhmen evropiane të vendit. Ai ngriti pyetjen nëse Qeveria ka vendosur të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian.

“Çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit”, theksoi Taravari.

Ai i bëri thirrje koalicionit VLEN që të reflektojë dhe të përballet me përgjegjësinë politike, duke rikujtuar premtimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve. Sipas tij, heshtja dhe pasiviteti i tyre janë të papranueshme.

Taravari kërkoi që VLEN të ushtrojë ndikim real mbi partnerët qeveritarë dhe të mos mbetet spektator në proceset kyçe që përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Në fund, ai bëri thirrje për unitet politik dhe shoqëror, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është opsion, por domosdoshmëri strategjike për shtetin dhe qytetarët.

MARKETING