Taravari: Kemi një koalicion qeveritar që ka shumicë parlamentare pa shqiptarët

Taravari: Kemi një koalicion qeveritar që ka shumicë parlamentare pa shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1 në Kosovë, ka deklaruar se hera e parë në demokracinë moderne në vendin tonë të kemi katër parti së bashku në koalicionin qeveritar.

Taravari tha se kjo në duke të parë nga opinioni kemi një pasqyrë jo të mirë.

“Partia më e madhe maqedonase ka 58 deputet dhe bashkë me partinë ZNAM bëjnë 64 deputet dhe krijojnë shumicë parlamentare pa shqiptarët. Por, është e pa imagjinueshme që të bëhet qeveria pa një parti politike shqiptare”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, për momentin kemi një parti politike qeveritare maqedonase shumë e fuqishme dhe një koalicion shqiptar brenda asaj qeverie e cila është letargjike dhe rëndë funksionale për shkak fragmentarizmit në katër parti politike.

Ministri shtoi see para një viti kur i është kërkuar të bashkohet me LEN-in e atëhershëm vendosën se edhe me pasojë “të një përçarje në parti ta sjellim ndryshimin”. Taravari shtoi e gjithë kjo u bë pasi këtë e donin shqiptarët e Maqedonisë.

“Përveç që duhet të mendojmë për VLEN-in të jetë sa më funksional, bindja ime është se jemi dobët funksionale në qeveri dhe performojmë dobët në qeveri. Kemi telashe dhe kjo është evidente”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se shumë punë që duhen reforma, sjelle ligjesh, dhe kemi diskoordinim i cili është evident.

Taravari ka folur edhe rreth raportit të shqiptarëve në Qeveri. Ai ka bërë ndërlidhje mes pozicioneve të shqiptarëve në kohën e BDI-së dhe tani të VLEN-it në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në,

“Nëse analizojmë në aspektin kualitativ dhe kuantitativ, VLEN-i sot ka shumë më shumë sasi të pozicioneve në qeverisje në krahasim me atë që e ka pasur BDI me VMRO-DPMNE-n. Edhe të ishte BDI në vend të VLEN-it, mund të ishte edhe më keq dhe jo më mirë. E vetmja e mirë do të kishte qenë që ishte vetëm një parti, ndërsa po të ishte komplet Fronti Evropian me nëntë parti do të ishte katastrofë”, u shpreh Taravari.

MARKETING