Taravari: Fitore e madhe e AKI-së, pres zgjedhje parlamentare në maj ose tetor
Pas përfundimit të zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçishtë, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se AKI ka treguar se bashkë mund të bëj rezultate të jashtëzakonshme dhe është një frymë e re e cila, sipas tij do të vazhdojë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat ai tha se i pret në vitin 2026.
“Ndash ato të mbahen në maj apo në tetor. Sidoqoftë fitore e madhe e AKI-së, pra u tregua se dy parti politike, apo edhe më shumë parti politike, këtu është edhe zotëri Murat Sali i cili gjithashtu është pjesë e AKI-itë, i falënderohem të gjithë partive politike që na kanë përkrahur dhe na kanë ndihmuar”, ka deklaruar Arben Taravari.

