Taravari: Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!

Arben Taravari ka reaguar pasi deputeti Salim Sulejmani, vendosi që të dorëzoj mandatin e deputetit dhe u largua nga të gjitha funksionet partiake brenda ASH-së.
Tani më sic dihet ai është emëruar i dërguar special për vendet e Gjirit Persik, ndërsa Taravari pyet se cfarë quhet tani Salimi “që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!”.
“Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh.
Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë…
Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë zyrtare:
Salimi na qenka emëruar ambasador në Gjirin Persik.
Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi me të, a tash që të vërtetat dalin zyrtarisht, pyes:
Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!”, ka shkruar Taravari, përcjell SHENJA.