Taravari: Ahmeti ngadalë po mësohet me opozitën, i duhet edhe pak adaptim!
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u pyet sot për deklaratën e Ali Ahmetit, i cili dje tha se partitë shqiptare duhet të bashkohen për “t’ia treguar vendin Mickoski”.
Taravari tha se Ahmetit i duhet adaptim me të qënurit në opozitë.
“Z. Ahmeti mendoj se ngadalë po mësohet me opozitën, shpresoj se do të mësohet edhe më mirë. Kështu që mendoj se vetëm i duhet adaptim, asgjë më tepër”, tha Taravari.