Talat Xhafieri: Apasievi dhe Kërmovi do të paguajnë për dëmet që shkaktuan në Kuvend

Talat Xhafieri: Apasievi dhe Kërmovi do të paguajnë për dëmet që shkaktuan në Kuvend

Deputetët rebelë të Levicës Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov do të duhet të paguajnë për dëmet që shkaktun mbrëmë në Kuvend. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka thënë sot se prokuroria duhet të vazhdojë procedurën e hetimeve, qoftë pas raportit nga policia ose pasi të ketë dëgjuar se çfarë ka ndodhur gjatë seancës, e cila është transmetuar drejtpërdrejt si në kanalin e Kuvendit ashtu edhe në web faqen e Parlamentit. Xhaferi ka theksuar se shkaktuesi i dëmit, duhet ta paguajë koston.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Nëse njëri nga të punësuarit shkakton dëm në punë, ai paguan koston. Kështu do të jetë edhe në këtë rast” 

MARKETING