Talat Xhaferi: Shkruam histori, gjeneratat e reja ta vazhdojnë dhe ta përsosin

Talat Xhaferi: Shkruam histori, gjeneratat e reja ta vazhdojnë dhe ta përsosin

Tani më ish kryeministri Talat Xhaferi, në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këto ditë sa ka qenë kryeministër.
Ai thotë se me kryeministrin e parë shqiptarë ata kanë shkruar histori.
“Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, detyrimisht rikujtoj vizionin dhe kauzën e kryetarit Ali Ahmeti për Kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendim i cili shkroi një ardhmëri të re, ndryshe, më progresive dhe më evropiane për shtetin tonë. Vendim i cili dëshmoi se puna, përkushtimi dhe rezultatet në favor të të gjithë qytetarëve i tejkalojnë interesin partiak, etnikumin, politikën ditore dhe stuhitë javore. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe profesionalizimin e të gjithëve përreth meje. Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin.
Deri në momentet e ardhshme historike për shtetin tonë, qëndroj i përkushtuar në funksionin e deputetit”, ka shkruar Talat Xhaferi, raporton SHENJA.

MARKETING