Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme në Shkup ka realizuar takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
MARKETING
Lidhur me takimin është prononcuar edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i cili ka shkruar: “Fryma evropiane po forcohet në Ballkan dhe do të vijë edhe këndej”.
Rama në Shkup është së bashku me liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të BE-së.
Lidhur me takimin ka reaguar edhe vet Ali Ahmeti i cili shkroi se ky takim ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.
“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian.
Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces.
Diskutuam për:
– Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;
– Marrëdhëniet ndëretnike në vend;
– Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.
Falënderoj Kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme të barazisë dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Ahmeti.