Takimi Putin-Xi Jinping të enjten, në fokus të bisedimeve Ukraina dhe marrëdhëniet ruso amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të zhvillojnë një takim të enjten.
Në këtë takim dy liderët do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ruso-amerikane në Moskë.
“Çështjet më të rëndësishme do të diskutohen në këtë takim privat; marrëdhëniet ukrainase dhe ruso-amerikane”, tha këshilltari diplomatik i Putinit, Yuri Ushakov.
Gjithashtu Putin do të vizitojë Kinën në fillim të shtatorit. Xi Jinping do të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake në Sheshin e Kuq të premten, me rastin e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.