Takimi Mucunski – Malmer Stenergard: U konfirmua mbështetja për integrimin e Maqedonisë dhe angazhimi i Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit

Në kuadër të vizitës në Stokholm, ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski pati takim me nikoqiren e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Maria Malmer Stenergard.
MARKETING
Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), në takim është biseduar për disa tema, duke përfshirë edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, procesin eurointegrues të vendit, si dhe për çështje aktuale rajonale, evropiane dhe globale.
Ministri Mucunski konfirmoi partneritetin e fortë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur falënderim që Suedia është një partner i fortë politik dhe dypalësh. Ai dërgoi falënderim të sinqertë për mbështetjen në procesin eurointegrues të vendit, si dhe për shtetin dhe popullin suedez për reagimin e menjëhershëm dhe vendimtar pas zjarrit në Koçan, ku një pjesë e pacientëve u trajtuan në Stokholm.
Mucunski ka informuar edhe për proceset reformuese në vend, me theks të veçantë në Planin e rritjes, reformën në sistemin gjyqësor dhe implementimin e standardeve evropiane.
Nga ana e ministres Stenergard, ceket në kumteësn nga MPJTJ, u konfirmua mbështetja për integrimin e vendit tonë dhe përcaktimin parimor të Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit.
Ministrat këmbyen mendime edhe për gjendjet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, ministri Mucunski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë faktor që promovon angazhim të qëllimit të irë, stabilitet, marrëdhënie të mira fqinjësore, dialog të hapur dhe bashkëpunim aktiv rajonal.
Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski realizoi edhe takim me zëvendëskryetarin e dytë të parlamentit suedez – Riksdag, Julia Kronlif. Në takim mori pjesë edhe Jusuf Ajdin, anëtar i Komisionit për punë të jashtme.
Ministri i informoi bashkëbiseduesit për aspektet më të reja të procesit eurointegrues dhe e ceki rolin e rëndësishëm të Suedisë si mbështetëse parimore e zgjerimit të BE-së. U bisedua edhe për situatën e sigurisë në Evropë, me ç’rast u nënvizua nevoja për mbështetje të mëtutjeshme për Ukrainën dhe përpjekje për arritje të paqes së përhershme dhe të drejtë.