Takimi i kryetarit të Kuvendit Gashi me ministrin e Ekonomisë së Azerbajxhanit, Mikail Xhabarov

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot kishte takim me ministrin e Ekonomisë të Republikës së Azerbajxhanit, Mikail Xhabarov, në të cilin biseduan mbi mundësitë për avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Në takim mori pjesë edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Nikolla Gjoshevski.
“Kryetari Gashi shprehu kënaqësinë për takimin e sotëm me ministrin Xhabarov, i cili realizohet shumë shpejt pas vizitës së suksesshme zyrtare të Delegacionit të Kuvendit të udhëhequr nga Kryetari Gashi në Republikën e Azerbajxhanit. Ai theksoi se paralelisht me avancimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, Kuvendi do të bëjë përpjekje për të thelluar edhe bashkëpunimin midis parlamenteve të dy vendeve”, theksohet në komunikatë.
Ministri Xhabarov theksoi se qëllimi i vizitës së Delegacionit që ai drejton është avancimi i marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe të investimeve midis dy vendeve, sepse në delegacion përfshihen edhe përfaqësuesit e sektorit të naftës dhe investimeve të Azerbajxhanit.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se të dy vendet janë aleatë dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të investojmë së bashku në bashkëpunimin dhe miqësinë tonë.