Takim në Kuvend për pagat e Inspektoratit për gjuhët, zgjidhja ende në pritje

Takim në Kuvend për pagat e Inspektoratit për gjuhët, zgjidhja ende në pritje

Takimi i sotëm në Kuvend i drejtorit dhe të punësuarve të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve me koordinatorët e grupeve parlamentare në lidhje me zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara për pesë muaj përfundoi me shpresën për një zgjidhje të shpejtë të problemit, por edhe me konstatimin se zgjidhja e problemit është më shumë politike sesa juridike.

MARKETING

Ndryshimet në Ligjin janë në procedurë parlamentare, por janë bllokuar për shkak se shumica nuk ka shumicë në Badenter.

Për këtë nevojitet ndihmë nga “Fronti evropian”, por opozita shqiptare nuk pranon të votojë për ndryshimet ligjore me arsyetimin se është fshehur subjektiviteti juridik i institucionit.

Shumica, nga ana tjetër, shprehet se nuk bëhet fjalë për heqjen e Inspektoratit dhe bën thirrje për votimin e ndryshimeve në mënyrë që të punësuarit të marrin paga, e më pas të ulen për të biseduar për zgjidhjen e ardhshme.

MARKETING