Takim me përfaqësuesit e Diaz, Milan i gatshëm të paguajë 22 milionë euro për mesfushorin

Milan po punon për të mbajtur Brahim Diaz në skuadër edhe pas përfundimit të huazimit 2-vjeçar këtë verë.
MARKETING
Sipas raportimeve të medieve italiane, “Djalli” zhvilloi takim me përfaqësuesin e mesfushorit, Edoardo Crnjar pasditen e kësaj të enjtje.
Milan është i gatshëm t’i paguajë klubit që ka kartonin e Diaz deri në 2025-ën, Real Madrid-it, plot 22 milionë euro për ta blerë mesfushorin.
Megjithatë klubi i “Los Blancos” nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga 23-vjeçari pa të paktën 27 milionë euro.