Takim i ministrit Toshkovski dhe drejtorit të përgjithshëm të ICMPD-së, Shpindeleger

Ministri i Punëve të Brendshme zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit – ICMPD Mihaell Shpindeleger.
Në takim, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, u diskutua për prioritetet dhe aktivitetet e ardhshme që do t’i ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme nga aspekti i përballimit të migracionit të paligjshëm dhe në përgjithësi forcimit të kapaciteteve të policisë kufitare për t’iu përgjigjur sfidave që vijnë me të.
Takimi, shtojnë prej aty, përfundoi me një dëshirë të shprehur reciproke për intensifikimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit.