Takim i ministrit Mucunski me ministrat e punëve të jashtme të Lituanisë, Egjiptit dhe Jordanisë

Takim i ministrit Mucunski me ministrat e punëve të jashtme të Lituanisë, Egjiptit dhe Jordanisë

Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takime të ndara me ministrin e punëve të jashtme të Lituanisë, Kestutis Budris, ministrin e punëve të jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, Badr Abdelati, si dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme dhe emigrantëve të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ajman Al-Safadi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në takimin me ministrin lituanez, Mucunski shprehu kënaqësinë që këtë vit të dy vendet mike shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie partneriteti dhe dialog aktiv politik, duke ndarë interesa të përbashkëta strategjike për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet. Ai theksoi se Lituania është një aleat i rëndësishëm brenda NATO-s dhe një mbështetës i rëndësishëm i procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Lituanisë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe për vizionin e saj strategjik në lidhje me zgjerimin e Unionit dhe të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai veçanërisht e theksoi ndihmën eksperte dhe teknike të Lituanisë në përmbushjen e kritereve evropiane.

“Të dy ministrat riafirmuan angazhimin e tyre për të promovuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh, bazuar në miqësi të thellë dhe vlera të përbashkëta”, thuhet në kumtesë.

Në takimet me ministrat e Egjiptit dhe Jordanisë u theksua angazhimi i përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht në nivel politik, por edhe në fushat e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit.

MARKETING