Takim i ministrit Misajllovski me euroambasadorin Rokas

Takim i ministrit Misajllovski me euroambasadorin Rokas

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në Ministrinë e Mbrojtjes ka realizuar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.

MARKETING

Siç bën të ditur në postimin në Fejsbuk ministri Misajllovski, në takim është biseduar për gjendjen aktuale të sigurisë në rajon dhe Evropë dhe për aktivitetet e përbashkëta të cilat i ndërmarrim për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Misajllovski shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian ofron për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

MARKETING