Takim i kryetarit Gashi me Bruno Fuks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Francës
Kryetari Gashi, së bashku me deputetët Beti-Stamenkoska-Trajkoska, Borçe Cvetkov dhe Saranda Imeri Stafai, sot realizoi takim me z. Bruno Fuks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Francës, si dhe ish-nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe sekretari i përgjithshëm aktual i saj.
Duke falënderuar për realizimin e takimit, Kryetari Gashi konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera
dhe të vazhdueshme ndërmjet dy vendeve dhe dy parlamenteve. Ai vuri theks të veçantë në bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv ndërmjet grupeve parlamentare të miqësisë midis dy vendeve, me apel për avancimin e tij në fushat që lidhen me çështjet evropiane dhe themelimin
sa më të shpejtë të Grupit të Miqësisë në Kuvendin Kombëtar. Në veçanti, e veçoi kontributin e deputetëve francezë Liliana Tangi dhe Bertran Sor për kontributin e tyre në bashkëpunimin me
kolegët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për sa u përket integrimeve evropiane, e informoi bashkëbiseduesin për kushtet e nevojshme për hapjen e kapitujve të negociatave dhe në këtë kontekst, shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e ripërtërirë të Francës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit. Kryetari Fuks shprehu mirënjohje të veçantë për kërkesën proaktive të Kryetarit Gashi për takime në Francë dhe gatishmërinë e tij për bisedime të drejtpërdrejta për çështje të rëndësishme me politikanët francezë, duke konfirmuar mbështetjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe përkushtimin e tij personal për përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane, duke pasur parasysh ndryshimet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rendin botëror. E përshëndeti veçanërisht bashkëpunimin në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë dhe pjesëmarrjen e Seksionit tonë në ato korniza.
Të pranishmit ranë dakord se duhet futur momentumi i ri në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe mbështetjen e vendeve kandidate në zbatimin e reformave të kërkuara. Në veçanti, u mbështet ideja e bashkëpunimit më të madh në korniza më të gjera evropiane, për ruajtjen e vlerave demokratike në shoqëritë tona.