Takim bilateral mes përfaqësuesve të ASHAAM dhe KPM

Takim bilateral mes përfaqësuesve të ASHAAM dhe KPM

Përfaqësues të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe Komisionit të pavarur për mediume të Republikës së Maqedonisë (KPM) sot në hapësirat e ASHSSM-së mbajtën takim bilateral.

MARKETING

Në takim, siç kumtoi ASHAAM, u bisedua për disa çështje, me theks në përvojat praktike dhe aktivitetet lidhur me harmonizimin e rregullativës vendore për mediume me atë evropiane dhe zbatimin e obligimeve të cilat dalin nga Direktiva e reviduar për shërbime audiovizuale mediatike.

Nga ASHAAM informojnë se vëmendje e posaçme iu kushtua përvojave në pikëpamje të mënyrës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore.

Në fund të takimit. përfaqësuesit e dy trupave rregullatorë konstatuan se bashkëpunimi i ndërsjelltë duhet të vazhdojë edhe më tej në drejtim të këmbimit të informatave në fushën e rregullimit mediatik për çështje të cialt janë të interesit të përbashkët për të dyja palët.

MARKETING