Tahiri: Koalicioni AKI është i panatyrshëm dhe joparimor

Tahiri: Koalicioni AKI është i panatyrshëm dhe joparimor

 

Analisti politik Sefer Tahiri, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se koalicioni AKI është një bashkim politik i cili nuk mbështetet në parime dhe ide të përbashkëta, por në interesa të ngushta elektorale.

“Nëse ju kujtohet, kam thënë se koalicioni i AKI-së është i panatyrshëm. Është koalicion joparimor, i cili nuk bazohet mbi platforma, ide, koncepte apo filozofi politike, por mbi pragmatizmin elektoral,” u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se i vjen mirë që në debat është i rrethuar nga të rinj të angazhuar politikisht, duke përmendur Arben Zeqirin nga Aleanca për Shqiptarët dhe Xhenurin si shembuj të përfshirjes së brezit të ri në politikë.

“Më gëzon fakti që jam në mesin e dy njerëzve të rinj. Unë angazhohem që njerëzit të kenë angazhime konkrete politike – sot Arben Zeqiri te Aleanca për Shqiptarët, pse jo nesër Xhenuri tek…” shtoi ai, duke lënë të hapur idenë e nevojës për përfshirjen më të madhe të të rinjve në proceset politike. /SHENJA/

MARKETING