Tahiri: Çështja është se ku komunat do të gjejnë mjetet për t’i realizuar projektet

Tahiri: Çështja është se ku komunat do të gjejnë mjetet për t’i realizuar projektet

Analisti politik Sefer Tahiri në emisionin “Debat në Shenja” tha se një nga pikat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit ka qenë procesi i decentralizimit.
“Ajo që është më thelbësore është mosrealizimi i procesit të decentralizimit sidomos decentralizimi fiskal. Për shkak se në komunë tonë në Çairi duhet thënë një gjë që është realitet, pjesa më e madhe e tatimeve, qoftë për pronën apo tjetra i kalojnë qytetit i kalojnë Shkupit, kryeqendrës për shkak se pushteti lokal është dy shkallësh…Shumica e këtyre të dhënave financiare kalojnë tek Qyteti, tek llogaria e qytetit, dhe çfarë kthehet tek qytetarët në formë të përmirëosimit të jetës së qytetarëve, shkolla më të mira, kjo temë pak analizohet dhe pak trajtohet”, tha profesori Tahiri.
Ai tha se cështja themelore është buxheti, ku do të gjenerohen mjete për t’i realizuar ato projekte.
“Me animacione me AI bëhen projekte të bukura, por nga do të financohen ato, ku do të gjenden paratë. Sa mjete u jepen komunave për zhvillimin e arsimit e kështu me radhë…Sic e dëgjova një kandidat, pjesa më e madhe e buxhetit të komunave shpenzohen për rrogat e arsimtarëve në shkollat fillore, pjesa tjetër për financimin e mbarëvajtjes së procesit arsimor, për shkak se arsimi është barrë për komunat”, deklaroi Tahiri.

MARKETING