Sylvinho: E kemi përgatitur si duhet ndeshjen! Respekt për Ukrainën, por duam të tregojmë forcën tonë
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Ukrainën në Nations League , takim ky i programuar për të martën mbrëma. Trajneri kuqezi tha se është optimist se skuadra, do të mund të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Nations League.
“Respektojmë Ukrainën, por ne futemi në fushë për fitore. Ky është grupi i vetëm që çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse është ndeshja e fundit. Katër skuadrat kanë marrë pjesë në Euro 2024.
Ne e kemi përgatitur ndeshjen për të fituar. Nuk futemi për barazim. Ne jemi të avantazhuar, pasi luajmë në shtëpi”- tha ai.