Sveçla për zgjedhjet në veri: Jam i bindur që do përfundojnë qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në raportimin para Komisionit për Integrime Evropiane ka folur për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore në vend.

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës dhe ministria që ai drejton është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen sigurt dhe qetë.

“Për sa i takon çështjes së zgjedhjeve, policia e Kosovës, por edhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që këto zgjedhje të vijojnë dhe përfundojnë suksesshme. Për neve është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurt, qoftë për organizatorët, po ashtu edhe për vet qytetarët atje”, tha ai.

Sveçla u shpreh i bindur se procesi zgjedhor do të përfundojë i qetë dhe i suksesshëm.

“Me rëndësi është të institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë, i suksesshëm, duke i tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, u shpreh tutje ai.

MARKETING