Supremja refuzon kërkesën për rigjykim për rastin e 27 prillit

Supremja refuzon kërkesën për rigjykim për rastin e 27 prillit

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesat e të dënuarve të “27” prillit për rigjykim,  pasi sipas gjykatës janë të paarsyeshme. “Këshilli për vepra penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në senacën e mbajtur më 26.04.2023, e vazhduar më 03.05.2023, vendosi për kërkesat e parashtruara për ryshqirtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë në rastin e njohur në publik si “27 PRILLI”.

Gjykata i hodhi poshtë si të pabazuara kërkesat e të dënuarve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. Me këtë vendim janë harxhuar të gjitha mundësit ligjore për një gjykim të ri, kështu që të dënuarit do të qëndrojnë në burg deri në vuajtjen e dënimit, nëse në ndërkohë nuk miratohet ligj i ri për amnisti. Ndërkaq, Kuvendi para dy muajsh e hodhi poshtë projekjtligjin e VMRO-DPMNE-së për amnisti për të dënuarit për “27 prillin”, ndërsa Gjykata e Apelit më herë i ka ulur dënimet e të dënuarve.

MARKETING