Supergol nga Veldin Hoxha, Kosova barazon ndaj Sllovakisë
MARKETING
Kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin në përballjen ndaj Sllovakisë.
MARKETING
Ishte mesfushori Veldin Hoxha që shënoi një supergol për ta rikthyer Kosovën në lojë.
Pas asistimit të Mërgim Vojvodës, Hoxha shënoi nga distanca duke e lënë portierin pa asnjë shans (21’).
Kujtojmë, fituesi i kësaj përballje do të luajë me Turqinë në finalen e play-offit.

