Superfuqi botërore në sport, Kroacia investon 70 mln euro për vitin 2023

Superfuqi botërore në sport, Kroacia investon 70 mln euro për vitin 2023

Nëse fillojmë të numërojmë se çka ka fituar Kroacia në këto tre dekada që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, nga kampionatet botërore dhe evropiane deri te Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore, do të duhej një emision i veçant, sepse mënjanë talentin, kjo republikë investon seriozisht në sport. Vetëm këtë vit, 70 milionë euro! Ose gjashtë herë më shumë se sa Maqedonia çdo vit i jep sportit me sistemin e famshëm të vauçerëve.

Tashmë pesë vjet pas futjes së vauçerëve dhe shpërndarja e tyre nuk ka absolutisht asnjë përfitim të madh ose ndihmes e sportit. Kroacia ndan 70 milionë euro për këtë vit për zhvillimin e sportit. Dhe pastaj duhet të pyesim veten pse Kroacia është një superfuqi botërore e sportit?

Kroacia ka katër milionë banorë, dy herë më shumë se Maqedonia dhe nëse krahasojmë rezultatet, për ne është një gjigant si Amerika. Dhe si të investohet dhe si të zhvillohet sporti, kolektiv dhe individual. Kjo diferencë prej gjashtë herë më shumë investimeve direkte, në vend të vauçerëve dhe të vrapimit pas kompanive, është e qartë se ne po gënjejmë vetëm veten se po zhvillojmë sportin me vauçerë, duke qenë pa ide dhe strategji se si të nxjerrim sportistë të kalibrit të lartë, olimpikë e medalistë.

Ministria e Turizmit dhe Sporteve të Kroacisë në këtë vit i dha 46.4 milionë euro Komitetit Olimpik Kroat, Komitetit Paralimpik Kroat, Lidhjeve të Sporteve dhe Shkollave Sportive, nga të cilat pjesa më e madhe e shkoi për Lëvizjen Olimpike që mbulon 87 sporte dhe 200,000 atletë.

Dhe mbi të gjitha, plus paratë nga ligji i ri për sportin, me të cilin investimi total i Kroacisë në sport është 70 milionë euro për vitin 2023.

“Krahasuar me vitin e kaluar janë ndarë 3.5 milionë euro më shumë dhe besoj se me këtë të gjithë sportistët do të kenë kushte top dhe optimale. Paratë janë të destinuara për sportistët më të mirë, për stërvitjen e tyre, garat, trajnerët, si dhe për sportistët në ciklin arsimor, sportet shkollore dhe akademike, të cilët janë e ardhmja e sportit kroat. Besoj se përmes programit që financojmë do të plotësohen kushtet për rezultate të mëtejshme të jashtëzakonshme të sportistëve tanë më të mirë, si dhe për një përfshirje gjithnjë e më të madhe të fëmijëve dhe të rinjve në sport”, tha Nikolina Brnjac, Ministrja e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë.

Pas një investimi të tillë është e qartë pse Kroacia ka suksese që vendet edhe më të mëdha dhe më të fuqishme financiarisht nuk mund t’i arrijnë, kryesisht për faktin se federatat kombëtare nuk u kërkojnë sportistëve të tyre të paguajnë për vete udhëtimin dhe akomodimin në një kampionat, siç ishte rasti me karateistët tanë, për të shfrytëzuar vauçerin që morën.

Kroacia kampione bote në hendboll! Kroacia kampione bote në vaterpol! Kroacia e argjendt dhe e bronzt në futboll! Medalje të panumërta nga kampionatet botërore dhe evropiane dhe medalje olimpike për Janica Kosteliç, Sandra Perkoviq, Blanka Vlasic… E gjithë kjo për tre dekada si Kroaci e pavarur dhe qindra suksese të kroatëve, padyshim që nuk janë rastësi.

Nuk është rastësi që Kroacia ka një ministri që kujdeset për sportin, megjithëse nuk është e pavarur si në shumë vende të tjera, por ekziston, ndryshe nga Maqedonia e Veriut.

VIDEO –

MARKETING