Sulmuesi njofton largimin nga Interi: Nuk kthehem më në Milano

Sulmuesi njofton largimin nga Interi: Nuk kthehem më në Milano

Marko Arnautovic e ka mbyllur aventurën tek Interi. Sulmuesi austriak, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, ka zbuluar se nuk do të ketë rinovim.

MARKETING

Në një intervistë të dhënë në Austri, Arnautovic deklaroi se nuk do të rikthehet më tek Interi, ndërsa i uroi suksese trajnerit të ri, Cristian Chivu.
“Nuk do të kthehem më në Milano. Aventura ime tek Interi është mbyllur. Chivu trajner i ri? Jam shumë i lumtur për te. Ne kemi luajtur së bashku dhe jemi ende në kontakt. Ai është trajner i ri dhe i etur për sukses. Mendoj se ka shumë cilësi. Gjëja më e rëndësishme është se ai e do ekipin. Interin e ka dashur gjithë jetën e tij. Shpresoj të bëjë një punë të mirë. Shpresoj të fitojnë kampionatin sezonin e ardhshëm”, u shpreh Arnautovic.

36-vjeccari u bashkua me Interin dy vite më parë, por pa arritur të bindë me paraqitjet e tij. /

MARKETING