Sul’mohet me rak’eta agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Libanin jugor ka njoftuar në një sulm me raketa në një nga bazat e saj janë plagosur katër ushtarë të saj.
Ushtarët italianë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën, pasi baza UNIFIL në Shama u godit nga dy raketa 122 mm.
UNIFIl tha se raketat ka të ngjarë të jenë lëshuar nga Hezbollahu ose anëtarë të grupit të armatosur.
Ndërkohë, Hezbollahu nuk e ka komentuar deklaratën e agjencisë, por grupi tha se ka lëshuar një breshëri raketash mbi forcat izraelite në perëndim të Shamës.