Sulmi në digë/ Presidenti i KE: Krim lufte, Moska do të mbajë përgjegjësi

Sulmi në digë/ Presidenti i KE: Krim lufte, Moska do të mbajë përgjegjësi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar pas sulmit ndaj digës në rajonin Kherson, duke e konsideruar atë si një krim lufte.
“Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte”, thotë ai në një postim në Twitter.
Michel fajëson Rusinë për sulmin, duke thënë se Këshilli i BE-së do ta mbajë Moskën përgjegjëse për veprimet e saj. Michel shton se do të propozojë më shumë ndihmë për zonat e përmbytura në një samit të ardhshëm të liderëve të BE-së në Bruksel.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmit në qytetin Nova Kakhova të pushtuar nga Moska, por kryebashkiaku i instaluar nga Moska ka fajësuar Ukrainën për sulmin.
Nga ana tjetër, Rusia nuk ka pranuar autorësinë e këtij sulmi.
Si pasojë e çarjes së digës janë evakuuar mbi 700 persona ndërsa rrezikojnë përmbytje massive rreth 80 zona banimi.

MARKETING