Sulmi izraelit mbi Teheran, SHBA: Ne nuk jemi të përfshirë

Sulmi izraelit mbi Teheran, SHBA: Ne nuk jemi të përfshirë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar involvimin në sulmet izraelite mbi Iranin.

MARKETING

“Nuk ka pasur asnjë përfshirje apo ndihmë të SHBA-së në sulmet e kryera nga Izraeli në Iran”, deklaroi ekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në këto sulme dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon,” tha ai në një deklaratë.
“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në këto sulme dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon,” tha ai në një deklaratë.

“Izraeli na këshilloi se ata besojnë që ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtje të tij. Presidenti Trump dhe administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur forcat tona dhe për të qëndruar në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë, u shpreh Rubio, raporton CNN.

“Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat apo personelin e SHBA”, shtoi ai.

MARKETING