Sulmet ruse në Ukrainë, humbin jetën tre persona në Donetsk

Sulmet ruse në Ukrainë, humbin jetën tre persona në Donetsk

Rusia nuk i ndal sulmet e saj ndaj Ukrainës. Në orët e fundit nuk është sulmuar vetëm Odesa, por edhe rajoni lindor i Donetskut ku si pasojë kanë humbur jetën tre civilë.

Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se dy persona u vranë dhe dy u plagosën në Kramatorsk , me një tjetër vdekje dhe një tjetër plagosje në Kostiantynivka .

Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmet e fundit të supozuara, megjithëse më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

MARKETING